Zambrotta: Messi vështirë të ndalet
Zambrotta: Messi vështirë të ndalet
Prill 9, 2010
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta ka paralajmëruar Interin para përplasjes në Champions League kundër Barcelonës, duke i thënë se neutralizimi i Messit do të jetë punë e vështirë.
22-vjeçari ishte i mrekullueshëm kundër Arsenalit duke shënuar 4 gola dhe njëkohësisht siguroi kualifikimin në gjysmëfinale për ekipin Blaugrana.
“Kam luajtur me Barcelonën dhe e di se Interi do të jep maksimumin në dy ndeshje për avansim, por besoj se Barcelona është favorit”,deklaroi ai për Sky Sport.
“Messi? Ai është monstruoz, gati e pamundur të ndalet”.
Njëkohësisht, Rossonerët shpresojnë t’i afrohen Interit, ekip ndaj të cilit janë 3 pikë larg.
“Besojmë në Scudetto. Janë edhe 18 pikë. Rruga është e gjatë dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha pikët”, përfundoi mbrojtësi Italian.
KOMENTO
No comments found.